Zaev: Urrejtja dhe dhuna nuk i përshtaten Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev sot dërgoi apel për distancim nga gjuha e urrejtjes dhe jotolerancës pas vdekjes së 21-vjeçarit, Nikolla Sazdovski, i cili në datën 29 të muajit të kaluar u sulmua fizikisht nga tre djem në stacionin e autobusit në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në Shkup.
Zaevi në profilin e tij në Facebook, shkruan se urrejtja dhe dhuna nuk i përshtaten Maqedonisë dhe janë në dëm të drejtpërdrejtë të së ardhmes së shtetit dhe rinisë.

Marketing

“Apeloj që të gjithë të përmbahemi nga gjuha e urrejtjes dhe jotoleranca. Vetëm kështu do t’ju japim mundësi institucioneve që ta kryejnë punën e tyre, për të cilën paguhen nga qytetarët. Drejtësia dhe toleranca në shoqëri janë qëllimet tona të përbashkëta, të angazhohemi plotësisht dhe me përgjegjësi t’i arrijmë ato”, shkruan Zaevi në Facebook.

Zëdhënësi i MPB,-së Toni Angelovski, në lidhje me sulmin ndaj Sazdovskit dje deklasoi se dhunuesi është dhunues, pa dallim të përkatësisë së tij etnike, në shtet ekzistojnë ligje, funksionon shteti juridik dhe përgjegjësit për sulmin do të përgjigjen para ligjit.

Angelovski dërgoi apel të ndërpritet me praktikat shikimit të gjërave nga aspekti etnik dhe informoi se MPB në mënyrë ekspres e ka zbardhur rastin dhe autorët janë arrestuar dhe u është caktuar masë e paraburgimit.

21 vjeçari, Sazdovski, ishte sulmuar më 29 qershor në lagjen “Avtokomandë” të Shkupit, dhe nuk arriti tu mbijetojë lëndimeve të shumta dhe dje vdiq pas 10 ditësh qëndrimi në koma.