Zaev: Vizita historike është mirënjohje e madhe për vendin që e mori Maqedonia e Veriut në bashkësinë globale të vendeve progresive

Vizita e njeriut të parë të Kishës katolike dhe të Shtetit të Vatikanit, Papa Françeskut, si vizitë e parë, historike e një Pape në vendin tonë është mirënjohje e madhe për vendin që Republika e Maqedonisë së Veriut e mori në bashkësinë globale të vendeve progresive, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp për mediumet vendore dhe të huaja me rastin e Vizitës apostolike të Papa Françeskut në vendin tonë.

Marketing

Vatikani, Evropa dhe e gjithë bota, potencoi Zaev, njohën vlerat, bukurinë e kulturave të ndryshme, bashkësive etnike dhe religjioneve që jetojnë në shoqëri të barabartë për të gjithë.

“Kjo është shtytje e fortë dhe mbështetje për të gjithë ne. Kjo është porosi e cila sot botës iu transmetua nëpërmjet qindra ekipeve të gazetarëve dhe televizioneve, që në këtë ditë historike ishin në Maqedoninë e Veriut”, tha kryetari i Qeverisë.

Për Zaevin, jo më pak e rëndësishme është se sot Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj, përveç krenarisë për nderin e treguar nga Papa Françesku që vizitoi vendin tonë, dëshmuan që kanë kapacitet të bëjnë të gjitha përgatitjet për pritjen e njërit nga udhëheqësit më të rëndësishëm botëror, prijës shpirtëror dhe inspirim për miliona besimtarë dhe qytetarë me vullnet të mirë.

Populli ynë, nënvizoi, ka vullnetin dhe ndjek misionin e Nënë Terezës dhe këtë e konfirmuam me këtë ngjarje.

“Vizita e Papa Françeskut nuk është rezultat i mitologjive. Vizita e Tij është reflektim i një kohe të përshtatshme për tu dhënë mirënjohje lidhjeve historike nga shekujt e hershëm të krishterimit, kur Papa Adriani i Dytë i ka bekuar dhe shenjtëruar librat fetarë të vëllezërve Shën Cirili dhe Metodi, me të cilët më pas është bërë krishterimi i popujve slloven në Evropë”, theksoi Zaev.

Ai shtoi Republika e Maqedonisë së Veriut përgjatë gjithë shekujve të krijimit të shtetësisë së saj, i ka transmetuar porositë e Biblës për shpresë, ngushëllim dhe tolerancë edhe në kohën bashkëkohore të saj.

Marketing