ZAEV: Votat për REKËN do të arrijnë në konton e PENDAROVSKIT

Kryeministri Zoran Zaev njëherit edhe lider i LSDM-së, partia e cila ishte pas kandidaturës presidenciale të Stevo Pendarovskit mbrëmë në konferencën për shtyp pas rrethit të parë të zgjedhjeve shfaqi besim se në rrethin e dytë të zgjedhjeve votat e qytetarëve të cilët e kanë dhënë votën e tyre për kandidatin Blerim Reka do të arrijnë në konton e unitetit dhe në konton e cila qon përpara.

Marketing

Në pyetjen se pse ata që në rrethin e parë e kanë mbështetur Blerim Rekën në rrethin e dytë do ta mbështesin atë, Pendarovski tha se është i qartë dallimi mes konceptit të cilin e promovon ai dhe konceptit të cilin e promovon kundër kandidatja e tij. Koncepti i tij, siç tha, ka mundësi më të madhe që të arrijë deri te qytetarët shqiptarë. Ai theksoi se Siljanovska zbaton koncept kombëtar prej 19 shekujsh.

Sipas tij, koncepti i kundër kandidates së tij e cila është e mbështetur edhe nga lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski është etnocentrik dhe në të nuk ka vend për asnjë bashkësi etnike përveç se për maqedonasit. Shtoi se në konceptin e tij ka vend për të gjithë.

Zaev tha se ai është real dhe e ka të qartë se ka qytetarë të cilët votojnë në bazë etnike, por shtoi se në rrethin e dytë zgjedhor pret që qytetarët të cilët e kanë dhënë votën e tyre për Blerim Rekën do të vijnë në konton e unitetit dhe konton e cila qon përpara.

Theksoi se nëse kandidati Stevo Pendarovski humb edhe madje edhe me një votë ai është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme zgjedhore.

“Këtë e them aq fuqishëm dhe hapur sepse jam i bindur deri në qiell se do të fitojmë”, tha Zaev.

Në lidhje me censusin e vogël në komunat ku popullata dominuese janë shqiptarë dhe a do të thotë kjo se BDI-ja nuk ka ofruar, Zaev tha se të gjitha partitë politike kanë bërë gjithçka që është në fuqi të tyre dhe se qytetarët janë qytetarë dhe “askush nuk i bart qytetarët në xhep”.

“Secili qytetar vendos atë që është më e mira për të, për familjen e tij, për vendin e ti”, tha Zaev dhe shtoi se qytetarët në të gjitha zgjedhjet dërgojnë porosi të ndryshme duke përkujtuar se kemi harruar që të kemi vetëm zgjedhje presidenciale.

Ai shtoi se është shumë me rëndësi që të zgjidhet presidenti i vërtetë dhe se është fushatë pozitive në rrethin e dytë edhe më shumë do të rritet mbështetja për Pendarovskin.

Në pyetjen e gazetares që të japë koment për dallimin e ngushtë mes Pendarovskit dhe Siljanovskës në rrethin e parë të votimit, Zaev theksoi se duhet të merret parasysh se në periudhën e kaluar ishin sjellë shumë vendime të rëndësishme për të ardhmen e shtetit që, siç tha, kërkon guxim, ndërsa me këtë u hapën perspektivat dhe përfundimisht shteti nuk ka konteste të hapura bilaterale.

“Pas gjithë këtyre vendimeve të guximshme ja ku jemi me fitore në rrethin e parë, secila votë është rëndësishme dhe unë jam i bindur. Në bazë të korpusit të votave, ndërsa shpresoj se në rrethin e dytë do të dalin edhe një numër i madh i votuesve dhe se me këtë dallimi do të jetë edhe më i madh. Shumica e qytetarëve qartë definuan se në cilin drejtim duhet të ecë vendi ynë”, tha Zaev duke shtuar se gjithsesi nuk guxojnë të ikin nga dobësitë, gjegjësisht disa qytetarë kishin pritur rezultate më të mëdha në sferën ekonomike.

Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së theksoi se kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja Gordana Siljanovska Davkova aspak nuk është përkushtuar për barazinë në shtet.

“Bashkësi etnike serioze në shtetin tonë nuk i intereson, supozohet se luajtën në kartën e nacionalizmit dhe ata do t’a bartin rrezikun  e tyre duke luajtur në kartën e kuazi nacionalizmit dhe kuazi patriotizmit. Patriot i vërtetë është ai i cili sjell vendime të guximshme për shtetin, jo për partinë e tij, jo për përfitime të tij personale”, tha Zaev

Marketing