Zaev: Zero tolerancë për kërcënime dhe shantazhe ndaj gazetarëve dhe puntorëve të medias

Kryeminstri Zoran Zaev me status në fejsbuk, shpreh qëndrimin e Qeverisë për gazetarët.
“Në ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund politkës së dhunës ndaj gazetetarëve , dua të rikujtoj qëndrimin e kësaj Qeverie: Zero tolerancë për cfarëdo lloj kërcënime,shantazhe ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të medias dhe për cfarëdo lloj tentimi për rrezikim të lirisë së fjalës dhe shprehjes. Në dy vitet e kaluara, si Qeveri së bashku me të gjitha palët në kontinuitet punojmë ne interes të gazetarëve ,të drejtave dhe sigurinë e tyre gjatë realizimit të detyrave .Ata që rrezikojnë profesionin e tyre, në të njejtën kohë rrënojnë demokracinë.Kaluam rrugë të gjatë për të ardhur në këtë nivel, që i ngjan një shoqërie moderne demokratike.Tani është koha pushteti në gjyqësi t’i mbyll të gjitha rastet e dhunës ndaj puntorëve të medias dhe t’i sanksionojë fajtorët për sulmet ndaj gazetarëve”-shkruan kryeministri.

Marketing