Zaev: Zgjidhja më e shëndoshë për prokurorinë është ajo me konsensus

Zgjidhja më e shëndoshë për Prokurorinë është ajo e konsensusit, tha kryeministri Zoran Zaev pas vizitës në minierën “Buçim” në Radovish.

Marketing

“Askush nuk dëshiron që të gjejmë zgjidhje nën presionin e kohës, të gjithë ulur në tavolinë, politikanë, deputetë dhe të gjithë të gjejmë zgjidhje. Për këtë çdoherë ekziston alternativë, me të cilën do të gjendej zgjidhje. Por, zgjidhje më e shëndosh është ajo me konsensus që do ta miratojmë të gjithë, siç shkruan kushtetuta, ligjvënësi me më së paku dy të tretën, ndërsa unë besoj se me konsesus është e mundur që ajo të miratohet, me synimin që të garantojnë këtë segment të rëndësishëm të gjyqësorit, prokurorisë publike në të ardhmen”, thotë Zaev.

Ai theksoi se për të forcuar kapacitetet e gjyqësorit, ribalancimi i buxhetit parashikon që 150 milion denarë ose rreth 2.5 milion euro të paguhen për gjyqtarët, të cilët kanë kërkesa që nga viti 2016, ndërsa për prokurorët kjo shumë është 93 milion denarë.

“Besoj se këto pak ditë të mbetura do të bëhen përpjekje të mjaftueshme dhe do të bëhemi të përgjegjshëm sa duhet, të jemi të përgjegjshëm para qytetarëve dhe ta miratojmë ligjin për prokurorinë publike me konsensus”, tha Zaev.