Zaev-Zvizdiç: Maqedonia shembull për rajonin

Kryeministri Zoran Zaev pasdite në Sarajevë realizoi takim tet-a-tet me kryesuesin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiç me të cilin bashkërisht vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale po zhvillohen mirë për çfarë flasin takimet e shpeshta në nivel të lartë politik.

Marketing

“Kryetari i Qeverisë, Zaev dhe kryesuesi i Këshillit të ministrave, Zvizdiç bashkërisht konstatuan se progresi i Republikës së Maqedonisë, vetëm për këtë vit, nga regjimi në shtet demokratik me të ardhme euroatlantike është shembull real, nëse ekziston vullnet politik, ka zgjidhje për çdo çështje bilaterale, ndërsa shteti mund të zhvillohet.

Kjo është stimul për vendet e rajonit për progresin e tyre individual, që çon drejt progresit rajonal kolektiv në proceset euroatlantik”, thuhet në kumtesën nga pres qendra e Qeverisë së Maqedonisë.

Kryesuesi me Këshillin e ministrave të BeH i ka uruar zëvendëskryeministrit Zaev për vendimet e marra me të cilat dhe hapet rruga e Maqedonisë për të fituar datë për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe ftesë për anëtarësim në NATO në Samitin e ardhshëm të Aleancës.

“U angazhuam në reforma serioze dhe u përkushtuam për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në bazë të besimit dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit. Ashtu u arritën marrëveshjet me Bullgarinë dhe me Greqinë, me përpjekje të përbashkëta, si dhe realizimin e Planit 3-6-9 me prioritete kyçe reformuese. Dyert e hapura për Maqedoninë nga BE dhe NATO janë motiv shtesë, edhe më energjik, si Qeveri dhe si shoqëri, t’i kryejmë të gjitha detyrat e shtëpisë, para se gjithash në pjesën e gjyqësorit dhe vendosjen e një shteti të drejtë. Qytetarët e Maqedonisë do të jetojnë më mirë dhe do të jenë më të lumtur, ndërsa atë e dëshirojmë për qytetarët e të gjithë rajonit”, ka theksuar Zaev.

Në takim janë shkëmbyer mendime edhe për mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit, si dhe për realizimin e ideve për vendosjen e linjave të drejtpërdrejta ajrore midis dy shteteve.

Marketing