Kryeministri Zoran Zaev ka anuluar pjesëmarrjen e tij në drekën e punës në Vjenë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga kancelari austriak Sebastian Kurz. Shkaqet e anulimit janë zhvillimet dhe problemet e brendshme në planin politik.

Sipas informacioneve të kabinetit Kurz, në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve ë rajonit, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministrat e tjerë. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn, ku në fokus do të jenë edhe tema të rëndësishme sa i përket integrimit evropian. Perspektiva evropiane është një nga prioritetet e presidencës austriake me BE-në.