Zaevi dhe Mickoski nesër përfundojnë izolimin

Dy liderët e partive më të mëdha politike, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, nesër përfundojnë periudhën 7 ditore të izolimit shtëpiak. Për Alsat, ata deklarojnë se ndjehen mirë, deri sa vazhdojnë rregullisht punën në distancë me organet partiake. Mickoski dhe Zaev presin rezultate negative edhe në testin e dytë për virus korona. Kreu i VMRO-DPMNE-së është në vetëizolim.

Marketing

Nesër përfundon dita e shtatë. Shtatë ditë kishin kaluar që nga kontakti i fundit me personin e infektuar nga Covid-19. Që atëherë jam shtatë ditë në vetëizolim. Sot është dita e gjashtë. Ditën e shtatë duhet të më vizitojë një ekip mjekësh dhe ta bëjmë testin e fundit pasi testi i parë ishte negativ. Unë jam i sigurt sepse nuk kam asnjë simptom për të dyshuar se mund të jem pozitiv në Covid -19. Do të jetë negativ- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së .

Kreu i LSDM-së është në izolim me familjen e tij.

Afati kalon nesër, por do të rrimë në shtëpi deri në kalimin e festave të Pashkëve. Nuk ka simptoma as tek unë, as të bashkëshortja, as te fëmijët ose prindërit e mi. Unë jetoj në bashkësi. Shpresoj që edhe këto teste të rezultojnë negative që të mundemi pas festave të kthehemi në funksionimin normal të detyrimeve të punës- tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev beson në zbutjen e masave dhe përgatitjen për kthim në normalitet nga fillimi i muajit maj.

Unë besoj se muaji maj, ja të them nga 1 maji, numrat e të shëruarve do të jenë shumë më të lartë se sa të të infektuarve, psikologjikisht të gjithë do të përgatitemi për kthimin e jetës në normalitet por të gjithë e dimë se kjo nuk do të ndodhë sikur të shtypin një sustë. Do të ketë me siguri ndonjë vazhdim afatesh për respektimin e izolimeve sociale dhe kujdesit, maskat me siguri do t’i mbajmë për një periudhë më të gjatë dhe pajisjet tjera mbrojtëse- pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski bën apel që të gjithë t’i respektojnë rekomandimet e OBSH-së me qëllim që situata të mos eskalojë.

Të respektohen rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse në këtë mënyrë mbrohemi mes vete dhe I mbrojmë ato rreth nesh. Kjo nuk është çështje naive. Nga ajo që më thonë një pjesë e madhe e personelit mejkësor me të cilët komunikoj, kjo mund të eskalojë dhe të shkaktojë probleme serioze tek qytetarët por edhe te sferat që lidhen me të si ekonomi, ekonomi, bujqësi, etj- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Dy liderët Mickoski dhe Zaev ju nënshtruan izolimit dhe testimit pasi gazetari me të cilin të dy kishin realizuar intervistë, rezultoi pozitiv në virusin korona.

Marketing