Zaevi flet për herë të parë për ndryshimin e kufijve

Me titull “Nevojitet politikë, e jo kufij të ri”, në ballinën, në botimin e fundjavës të gazetës greke “Ta nea” e transmeton intervistën me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Marketing

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në intervistën e gjerë kryeministri Zaev thotë se nuk ekziston marrëveshje më e mirë se aktualja, shfaq shpresë se deputetët do ta respektojnë verdiktin e qytetarëve të cilët votuan në referendum. Potencoi se është koha që Ballkani nga fuqia me barut të bëhet burim i stabilitetit, ndërsa flet edhe për rrjedhën e negociatave, por edhe i dërgon mesazh Greqisë se tani kemi mundësi për sukses historik si investim për të ardhmen.

Në prag të votimit për ndryshimet kushtetuese, kryeministri thotë se përmbushja e vizionit për të ardhmen e vendit, të mbështetur nga shumica e qytetarëve në referendum, tani është në duart e secilit anëtar të Kuvendit.

Për rezultatin e referendumit, Zaev thotë se votuan mbi 660.000 qytetarë prej të cilëve mbi 90 për qind ishin për “PËR” dhe sqaron se teorikisht duhej të dalin në votim 903 169 qytetarë, prej të cilëve 451 585 të votojnë “PËR”, ndërsa në rastin konkret numri i atyre të cilët e dhanë përgjigjen pozitive është 609.813 qytetarë.

“A nuk është kjo shprehje e verdiktit të qytetarëve?!”, pyetet kryeministri në intervistë.

Në pyetjen nëse ndoshta mbështetja e madhe nga Perëndimi ka pasur efekt bumerang, Zaev thotë se është më lehtë të kesh sukses kur ke miq të cilët të mbështesin.

Kryeministri i Maqedonisë, përmes botimit të fundjavës në gazetën “Ta nea” i dërgon mesazh Greqisë, Qeverisë, opozitës dhe qytetarëve se “duhet të ruhet fryma e mirë e bashkëpunimit dhe verdiktit të fuqishëm politik të cilët erdhën nga Prespa” dhe pikërisht kjo frymë ta përcaktojë të ardhmen.

Në intervistën, i pyetur për lëshimet e bëra në Marrëveshjen e Prespës, Zaev thotë se nuk dëshiron të flasë për atë kush çfarë dha e kush çfarë mori, por dëshiron të flasë për “zgjidhje të cilat hapin perspektiva për të ardhmen”, në vend të lëshimeve.

Lidhur me rajonin Zaev sqaron se Qeveria e Maqedonisë me politikën që e ndjek arriti t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura dypalëshe, “duke e ruajtur parimin e dialogut të hapur dhe gatishmërisë për gjetjen e zgjidhjes”.

Në këtë drejtim shton se Republika e Maqedonisë mbështet zgjidhje pozitive për Kosovën, “zgjidhje e cila do ta përmirësojë prosperitetin e serbëve, shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe zgjidhje e cila do ta garantojë prosperitetin e serbëve, në Kosovë dhe në të gjithë rajonin”.

Kryeministri sqaron se shumica e qytetarëve të Maqedonisë dhe të Greqisë duan zgjidhje, paqe, stabilitet dhe përparim.

Lidhur me rolin e Rusisë, kryeministri Zaev potencon se Maqedonia tradicionalisht kultivon marrëdhënie miqësore me Moskën dhe do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, por qëllimet strategjike të Maqedonisë me mbështetjen e mbi 80 për qind të qytetarëve janë NATO dhe BE dhe për këtë nuk ekziston zgjidhje alternative.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, kryeministri i Maqedonisë në intervistë flet edhe për rrjedhën e negociatave. Thotë se të dyja palët kanë arritur deri në pikën kur kanë konsideruar se emri i Republikës së Maqedonisë së Ilindenit mund të jetë bazë e mirë për zgjidhje përfundimtare, janë dakorduar të tentojnë të arrijnë koncensus të gjerë politik në të dyja vendet, por pasi që qarqe politike greke nuk e kanë dhënë mbështetjen e nevojshme, kanë vazhduar negociatat drejt një zgjidhje tjetër me përcaktim gjeografik apo kohor, ndërsa në lojë, kanë qenë të gjitha emrat në këtë kornizë, të propozuara nga ndërmjetësi Methju Nimic.

Kryeministri thotë se Greqia në negociatat ka treguar interes të vërtetë për zgjidhje, ndërsa në të njëjtën kohë edhe të dyja palët fuqimisht i kanë mbrojtur interesat e tyre kombëtare.

Lidhur me këtë që shkaktoi reagime në skenën politike në Greqi, a është takuar kryeministri i Maqedonisë me eurodeputeten dhe zëdhënëse e Demokracisë së Re, Zaev thotë se kanë pasur bisedë të shkurtër në hotelin ku ka qëndruar, siç ka qenë rast edhe me eurodeputetë dhe politikanë të tjerë nga vende të tjera gjatë vizitës së tij të atëhershme në Bruksel.

Marketing