Zaevi ftoi Ahmetin, Mickoskin dhe Selën në takim të liderëve të premten

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev sot publikisht në pres konferencë ka ftuar që të mbahet takim liderësh për të premten për të biseduar dhe të arrihet marrëveshje për çështjet kyqe të cilat qëndrojnë përpara shtetit për fillim të negociatave të vendit me BE-në.

Marketing

Zaev në takim liderësh ka ftuar kryetarin e VRMO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe Kryetarin e ASH-së, Ziadin Selën.

Si temë diskutimi prioritar ai ka parashtruar, Kodin Zgjedhor, Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Regjistrimin.
Përkushtimi i sinqertë dhe i ndershëm të këtyre çështjeve, siç tha ai, do të rrumbullaksojë reformat deri në vjeshtë.
“Nuk do të lejojmë asnjërit asnjë argument që të jetë kundër, i rezervuar apo diçka e tillë” – ka thënë Zaev.

Marketing