Zaevi i do shqiptarët të nënshtruar ndaj tij, e jo të bashkuar rreth idealit

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur nga TV21 ka komentuar ftesën e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për tryezën e partive shqiptare.

Marketing

Thotë se e sheh si trysni ndaj koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI.

“Po, e shoh si trysni ndaj meje, LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI”, tha Zaev.

Zaevi u pyet edhe për atë se sa kjo tryezë do ta ndikojë formimin e Qeverisë nga ana e tij, ai me përgjigje: “Është shumë herët të jap çfarëdo komenti”.

Përndryshe, Ahmeti për të premten ka ftuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare. Siç thuhet në ftesën publike, tryeza vjen pas zgjedhjeve të 15-korrikut kur BDI doli me kandidatin për kryeministër shqiptar, që është Naser Zyberi.

Marketing