Zaevi i takoi lojtarët e Përfaqësues së Futbollit

Edhe pse nuk u lejua që t’i vizitojë në hotelin ku qëndronin, kryeministri Zoran Zaev sot arriti t’i takojë dhe t’u dëshirojë suksese lojtarëve të Përfaqësueses së Futbollit të Maqedonisë.

Marketing

Këtë e bëri në Aeroportin e Shkupit, nga ku i përcolli futbollistët për në Bukuresht.

I veshur nën fanellën e Përfaqësuese, Zaevi u uroi suksese futbollistëve, dhe për këtë Federata, në emër të drejtorit Muhamed Sejdini e falënderoi atë për përkrahjen e Qeverisë.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe kryetari Muhamed Sejdini dërgojnë falënderim të sinqertë deri te Qeveria dhe kryeministri Zoran Zaev për fjalët e mira të përkrahjes për përfaqësuesen e Maqedonisë para ikjes për në Bukuresht”, thonë nga Federata, transmeton TV21.

Kjo vjen, pasi Përfaqësuesja është kualifikuar për në EURO 2020.

Marketing