Zaevi ka marrëveshje sekrete me njerëzit e Gruevskit, ja kush e thotë?

Deputeti i VMRO – DPMNE-së Antonio Milloshoski në emisionin “Samo Vistina” ka thënë së vjetërsimi i rasteve të PSP-së nuk është aksidental. Ai gjithashtu ka folur edhe për vjetërsimin e lëndës për rastin “Trajektorja”, që sipas tij e njejta gjë ka mundësi që të ndodhë për rastin tjetër të njohur si “Dhuna në Qendër”. “Mendoj se ekziston një marrëveshje e fshehtë në mes të disa aktorëve me ndikim në vend përfshirë këtu edhe vetë kreun e qeverisë, por edhe ata që më parë ishin me ndikim në atë pozicion. Unë mendoj se ka një marrëveshje të heshtur për të mos arritur deri tek e vërteta e plotë në raste të caktuara. Si të kuptohet ndryshe dëshmia e Verushevskit, i cili ishte dhe ende është bashkëpunëtori i parë i Zaevit dhe i kishte në dispozicion të gjitha materialet e përgjuara dhe thotë,në njërën nga seancat e fundit, se shumë prej atyre materialeve ishin kompromentuar”, ka thënë Milloshoski. Ai në këtë emision gjithashtu ka folur edhe për arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski.

Marketing

“Gati një vit opinioni pret të shohë se ku është raporti nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme se si ish-kryeministri u largua nga vendi. Unë mendoj se duhet të ketë ndonjë përgjegjësi, por nuk po e shoh atë”, ka thënë Miloshoski. Ish Ministri i Jashtëm dha një përgjigje konkrete, që sipas tij, se si ka rrjedhur organizimi i arratisjes së Gruevskit, ose çfarë lloj marrëveshje sekrete apo e heshtur i ka paraprirë kësaj arratisjeje. “Mendoj se ekziston një marrëveshje e heshtur midis kryeministrit Zaev dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të ish-kryeministrit Gruevski”, ka shtuar ai.

Marketing