Zaevi kërkon që SHBA ta arrestojnë El Chekën, ja çfarë theksoi në Klan Maqedoni (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në Klan Maqedoni ka folur edhe për përgjimet që po publikohen nga Sheqerim Ahmeti – El Cheka nga SHBA-të, që sipas tij nuk janë sikur ato “bomba” përgjimesh që kishte publikuar ai para ardhjes në pushtet.

Marketing

“Ajo që tani po pulbikohet, ato që një person po i publikon nga Amerika, është dëshmi se nuk janë tërë materialet e përgjuara, që janë përgjuar gjatë asaj kohe. Kjo do të thotë se ka pasur edhe më tepër përgjime nga porositësit. Andaj ne do të kërkojmë nga Amerika arrestimin e tij, për shkak se atë që ai po e bën janë biseda private, ato nuk janë ligjore”, ka thënë Zaev për Klan Maqedoni.

Marketing