Zaevi komenton kthimin e avansit nga Kina

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur qëndrimin e tij për kthimin e avansit nga Kina për vaksinat anti-Covid.

Marketing

Ka njoftuar se avansi është kthyer, sepse procedura për furnizim ka ngecur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës. Ndërkaq ka shtuar, se sot pret informacion shtesë nga Kina.

“Nuk mund të lejojmë që paratë të qëndrojnë në një vend, derisa të kryhen procedurat. Sot pres informacion nga Kina, qoftë nga MPJ-ja që të vazhdojë procedura që ka filluar”, tha më tej Zaevi, transmeton TV21.

Sa i takon vaksinave, se kur pritet të arrijnë, ka refuzuar të tregojë datë të saktë, sepse siç tha, “askund në botë nuk mund të ju thotë se cila vaksinë kur arrin, për shkak të mungesës së vaksinave”./TV21

Marketing