Zaevi me gishta në gojë, BDI mbron administratën

Ankthin që e krijoi Zaev duke rritur stresin dhe tensionet për pagat në administratë gjegjësisht shkurtimin e tyre ndonëse në kohë pandemie dhe varfërie e shuajti BDI.Ajo vendosi si gjithnjë të jetë në anën e popullit dhe interesit qytetarë .

Marketing

Zaev dhe vartësit e tij përfshirë edhe Mukin gjithnjë në një linjë me ish kryeministrin dhe propozimin e tij skandaloz sërish u zbrapsën.Në fakt humbën sepse përballë patën rezistencën e BDI që janë gjithnjë në krahun e punëtorëve dhe mësimdhënësve si më të prekur në rast se qëllimi i Zaevit pa funksion të realizohej dhe që e donte me çdo kusht të ndodhte.

Ëndrra e Zaevit për uljen e rrogave nuk kaloi sot në qeveri edhe pse insistoi ai dhe Muki që duan pushtet dhe vota dhe i braktisën qytetarët në kohën më të vështirë.

Kjo ishte jo vetëm një vendosmëri e BDI së që mos kalonte ky propozim skandaloz për qytetarët ku preket direkt xhepi i tyre ,por ishte edhe një betejë e fituar kundër atyre që “shqetësohen” për shtetin dhe në një mënyrë edhe për oligarkët dhe përfituesit.

Rezistenca e BDI qetësoi qytetarët që prisnin me ankth një vendim që do t’i fundoset ata në një kohë izolimi,pandemie dhe varfërie .

Muki dhe Zaev sërish u zbrapsën dhe u mposhtën nga një propozim skandaloz që ka të ngjarë t’u kushtojë politikisht në një ditë kur do kalojë ky makth.

Ëndrrat e Zaevit mbeten vetëm në Strumicë, BDI vulos për të ardhmen e qytetarëve.TS

Marketing