Zaevi në bisedime me të përjashtuarit nga VMRO-DPMNE?!

Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë në Strumicë pati një takim jozyrtar me ish-ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe kryetarin e komunës së Kavadarit Mitko Jançev, thonë nga gazeta Nezavisen. Takimi u mbajt me kërkesë të Zaevit ndërsa u diskutua për ndryshimet kushtetuese para fillimit të seancës plenare për draft-amendamentet.

Marketing

Ditëve të fundit kryeministri Zaev u shpreh se ka shpresë se do të zgjerohet shumica parlamentare për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese. Në tetor Zaev pati siguruar 80 vota për nismën e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe Jançev dhe Todorov janë në mesin e zyrtarëve të përjashtuar nga partia VMRO-DPMNE.

Marketing