Zaevi: Në seancën e radhës së Qeveris, ministrat shqiptar do të mund të flasin shqip

Nuk duhet të frikësohemi nga rekomandimet e Komisionit të Venecias. Gjuhët kanë vlerat e tyre në Bashkimin Evropian”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

“Unë nuk kam paragjykime, në momentin tjetër që do të hapet Kushtetuta, jam i gatshëm që të bisedojmë që të heqim edhe çështjen e përqindjes”, tha Zaev.

Ndryshe kryeministri Zaev paralajëmroi edhe hyrjen në fuqi të Ligjit për gjuhët. Ai tha se po bëhen përgatitjet në Qeveri dhe se në seancat e radhës, ministrat shqiptarë do të mund të flasin shqip.

“Ligji hyn në fuqi, kam urdhëruar sekretarin gjeneral që të përgatisë kufjet”, u shpreh Zaev.

Ndërkohë i pyetur se nëse do të pajiset ne pasaportë në të cilën do të figuroj gjuha shqipe, Zaev tha se nuk ka paragjykime lidhur me këtë çështje, ai madje hapur tha se ndoshta do të jetë maqedonasi i parë që do të pajiset me pasaportën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ndoshta do të jem maqedonasi i parë që do të marrë pasaportën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

evn