Zaevi nuk do koalicion me fituesin shqiptarë sepse do koalicion ” vlerash”

Parimi “fituesi me fituesin “është shndërruar në sinonim të shkatërrimit te disa politikanë maqedonas dhe parti por së fundmi foli edhe vetë ai që do një mandat tjetër Zoran Zaev që njëherë e lejuan të qeverisë si humbës dhe tani do që ta vazhdojë atë rrugë informon TetovaSot .

Marketing

Por partia e ish kryeministrit kërkon koalicione vlerash duke kujtuar se vetë është subjekti më i kristaltë dhe më i pastër dhe aq më tepër kur optimizmi i tyre arrin “majat e Alpeve ” sa thonë do ti fitojnë më shumë se 61 deputetë dhe do fitojnë në zonën numër gjashtë.

Zaev e di shumë mirë se në zonën numër gjashtë nuk fiton.E di shumë mirë se nuk do të thotë se ke një parti shqiptare në koalicion dhe mund ti heqësh tjerët parti shqiptare pas zgjedhjeve dhe aq më tepër Zaev e di më mirë se të gjithë se LSDM me aferat që pati në këtë qeverisje nuk do merr aq deputetë sa pretendon dhe për më keq nuk dihet a i fiton zgjedhjet sepse kurrë ska mundur ta bëjë këtë deri tani.Sa liderë partie janë tretur politikisht në LSDM vetëm për faktin se i kanë humbur zgjedhjet thuajse përherë nga VMRO që nga pavarësia e këndej përcjellë TetovaSot .

Vendimet e koalicioneve do të merren me vlera gjithësesi sic thotë Zaev por ai s’mund ta shmangë partinë fituese te shqiptarët kushdoqoftë sepse qeverinë do ta ketë shumë të përkohshme.Zaev thotë se partitë duhet të ndryshojnë por ai duhet të niset nga vetvetja dhe Zaev në këtë pikë ndryshoi shumë sepse tjetër gjë premtoi dhe tjetër gjë bëri.Zaev ndryshoi sepse pagën prej 500 euro nuk e bëri dhe duke folur për parimet ai te shqiptarët e shkeli parimin kryesorë -gjuhën.TetovaSot

Marketing