Zaevi paralajmëroi Marsh për drejtësi, kërkon nga BE datë për fillimin e negociatave

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se me mosvotimin e Ligjit për Prokurori publike qartë treguan se nuk është për shtet juridik dhe të ardhme evropiane të vendit.

Marketing

Zaev ka porositur se LSDM vazhdon me reformat dhe ka ftuar qytetarët nesër në ora 18 para Kuvendit të përfshihen në Marshin e drejtësisë.

Nga pres konferenca në Shtabin partiak ai ka dërguar porosi deri te liderët evropianë se vendi e zbaton atë që ka premtuar dhe se tani BE e ka fjalën.

“VMRO-DPMNE nuk ka votuar për shtet juridik, as edhe të ardhme evropiane, tregoi se asgjë nuk ka ndryshuar, se Pallati i bardhë ende është peng i kriminelit të dënuar, Gruevski”, ka thënë Zaev.

Ai edhe një herë ka theksuar se për LSDM-në më më rëndësi është e ardhmja evropiane dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës.

“Vazhdojmë me reformat. Tani BE e ka fjalën, BE patjetër ta njohë këtë potencial ballkanik. Vendi jonë i plotëson dhe realizon detyrat e veta. Të nderuar qytetarë të BE-së, të KE-së dhe liderë të shteteve anëtare, premtimet tona i përmbushim, është koha që edhe BE të përmbush premtimin e saj”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se kërkon mandat të ri të pastër dhe siç ka shtuar “të pastrohet gjyqësia nga prokurorë të pandershëm”.

Marketing