Zaevi përsëri demanton Mukin: BDI e ka derën hapur te unë

I “famshmi”Muki që e ngriti BDI-ja nga hiçi dhe që e mbronte pa fund , sa herë del në publikë me deklaratat “bombë” nuk shkon as disa orë më pas ai demantohet nga ata që i ka për zemër , nga LSDM-ja .

Marketing

Nëse Muki thotë një gjë ,del gjithmonë e kundërta që tregon atë që ose ai nuk ka peshë fare ,ose është i painformuar ose është prej atyre që me deklaratat e tij një ditë më herët e shtypin me sustë për të matur pulsin dhe Muki tretet me prognozat që nuk i dalin dot kurrë.

Si shumë herë tjera edhe dje i përshkuar nga euforia Muki tha se BDI do të jetë në opozitë dhe që do bashkëpunojmë me të gjithë përveç se me BDI -në.

Pas kësaj deklarate të huqur si gjithnjë ai më lartë se Muki,pra Zaevi,ai që është kreu i partisë del dhe thotë tjetër gjë për BDI në sepse Zaev e di se kush është forca e vërtetë shqiptare dhe që në të gjitha kombinatorikat e gjitha rrotullohet rreth BDI -së.Zaev e di se të acarohesh me fituesin e palës shqiptare ,mund t’a humbësh dikë të rëndësishëm që e solli atë këtu ku është -në Qeveri.Zaev për dallim nga Muki e di se duhet të jesh i matur se çfarë do të thotë të prishësh raportet me një parti që do ta lusësh pas 12 Prillit,por këtë nuk e di Muki ,ky demantues i përhershëm që ka ngatërruar politikën me hakmarrjen personale ndaj dikujt që qëndron më lartë se ai .

Prandaj për dallim nga Muki,lideri i LSDM-së tha se BDI e ka derën hapur te unë.TetovaSot

Marketing