Zaevi, Xhaferi dhe Sheqerinska qëndruan në aeroplanmbajtësen “Harry S Truman”

Kryeministri Zoran Zaev, kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë ditës së djeshme kanë qenë mysafirë në aeroplanmbajtësen “Harry S Truman”. “Një ditë plot adrenalinë. Zbarkuam në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”. Së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi u takuam me admiralin James Hogo, komandantin e Forcave Detare të SHBA-ve për Evropë dhe Afrikë dhe komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Napoli. Patëm mundësinë të shohim nga afër aftësitë mbresëlënëse të Marinës amerikane dhe Forcave Ajrore të NATO-s. Jemi duke u bërë anëtarja e 30-të e Aleancës dhe tashmë jemi pjesë e familjes”, ka shkruar Sheqerinska në profilin e saj në rrjetet sociale.

Marketing

 

Marketing