Poeti polak Adam Zagajevski, i cili është fitues i sivjetmë i “Kurorës së artë” të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë sot në Shkup u shpall për anëtar nderi të Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë.

Në solemnitetin, e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë, Zagajevski deklaroi se është i lumtur që e ka njoftuar Maqedoninë dhe fryma e miqësisë e inspiron gjatë të shkruarit.

“Para një jave erdha në Maqedoni: Isha në Strugë dhe biseduam me përgjegjësit për festivalin. Kur vjen në një festival të këtillë, sheh persona shumë të panjohur dhe nuk e di se kush janë ata. Në fillim nuk je shumë i lumtur për shkak se duhet ta kalosh kohën tënde me persona të panjohur. Por pas disa ditëve ata bëhen miqtë e juaj. Kjo zgjati vetëm një javë, por ajo ishte shumë intensive. Megjithatë, jam i lumtur që isha këtu. Jam i lumtur që e njoftova vendin tuaj dhe fryma e miqësisë më inspiroi gjatë të shkruarit”, theksoi Zagajevski.

Zagajevski është poet polak, novelist, eseist dhe përkthyes. Është autor i përmbledhjeve me poezi, romaneve dhe eseve, ndërsa veprat e tij janë përkthyer në më shumë gjuhë. Është fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve të rëndësishme.