Zagrebi është për fillim të negociatave me BE-në deri në fund të vitit, Shkupi pret mbështetje edhe nga Sofja

Autoritetet kroate kanë shprehur mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe presin që Konferencës e parë ndërqeveritare mes vendit dhe Unionit të mbahet deri në fund të vitit, derisa në të njëjtën kohë nga Shkupi janë dërguar porosi se pritet Bullgaria edhe në të ardhmen të vazhdojë të jetë mbështetës i madh për integrimet tona euroatlantike, ndërsa BE në raportin ndaj vendit të tregojë se është bashkësie e vlerave dhe parimeve.

Marketing

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në takimin me ministrin për Punë të Jashtme, Bujar Osmani i cili po qëndron për vizitë në Zagreb ka thënë se Kroacia është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë vendin në reformat dhe plotësimin e kushteve të nevojshme për anëtarësimin në Union.

“Kroacia mbështet fuqimisht Maqedoninë e Veriut si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe pret që procesi i hapjes së negociatave të fillojë së shpejti. Kroacia pret që konferenca ndërqeveritare të konvokohet deri në fund të vitit, gjatë presidencës së Gjermanisë me BE-në, për të hapur negociatat”, tha Plenkoviq.

Mbështetjen e Zagrebit për eurointegrimet e vendit është konfirmuar edhe në takimin e Osmanit me kolegun e tij kroat, Goran Gërliq Radman. Siç kumtuan nga MPJ, marrëdhëniet bilaterale u karakterizuan si dinamike dhe miqësore, me dialog intensiv politik në nivelin më të lartë, përmes bashkëpunimit të suksesshëm në një numër fushash me interes të përbashkët.

Marketing