Zaha Hadid, qytet “smart” pranë Moskës

Një nga studiot e arkitekturës më të famshme në botë njoftuan se do të angazhohen me një projekt shumë të madh në kryeqytetin rus.

Marketing

Bëhet fjalë për një qytet “Smart” që do ngrihet pranë Moskës e që pritet të mbajë rreth 65 mijë banorë. Studioja Zaha Hadid do të krijojë gjithçka, që nga banesat, shkollat, klinikat, dyqanet, transportin dhe hapësirat e tjera publike,
Projekti do të bëhet për të ndihmuar rritjen e shpejtë të Moskës, popullsia e së cilës është rritur me 30% në 20 vitet e fundit.

Një metro do të lidhë qytezën e re me qendrën e Moskës, ndërkohë që e gjithë infrastruktura do të përqendrohet te instalimi i teknologjisë më moderne.