Zaha i ofrohet Bayern Munich

Wilfried Zaha i është ofruar skuadrës së Bayern Munich.Ylli i skuadrës së Crystal Palace dhe reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Zaha, po lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e tij aktuale.

Marketing

Përfaqësuesit e lojtarit janë duke parë secilin opsion të mundshëm që të gjejnë një skuadër të re për klientin, dhe duket se Bundesliga mund të jetë zgjidhja.

‘Sky Deutschland’ raporton se Zaha i është ofruar skuadrës së Bayern Munich, transmeton lajmi.net.

Lojtari ishte afër largimit nga Crystal Palace edhe gjatë verës, por skuadra e tij bllokoi lëvizjen.

Mbetet të shihet nëse janari do të sjell diçka të re për anësorin nga Premierliga

Marketing