Zaharieva: Nuk është sekret që Serbia ka ndikim të fuqishëm në Maqedoni

Bullgaria e ka përkrahur Maqedoninë e Veriut në momentet më të vështira dhe këtë do ta vazhdojë edhe në të ardhmen. Mirëpo nuk është sekret që Beogradi ka ndikim të madh në Shkup, ka deklaruar ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, në një intervistë për gazetën “24 Orë” të Sofjes.

Marketing

“Nuk është sekret që Beogradi ka ndikim të fuqishëm në Shkup dhe që ka tendenca të sigurta të afrohet gjuha serbe, biznesi serb dhe institucionet. Ky tren nuk është ndërpre 30 vite me radhë. Le të jenë miq. Ne vetëm dëshirojmë të kenë raporte miqësore edhe me ne. Hajde të gjithë të jemi miq. Të lidhemi, të ndërtojmë bashkërisht. Nuk mund të mos kemi hekurudhë me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk mund të vendosin barriera administrative për kompanitë bullgare”, ka theksuar Zaharieva.

Marketing