Zaharieva sërish e konfirmon: Goce Dellçev është bullgar

Ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva ka theksuar se heroi Goce Dellçev është bullgar, por një personalitet i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se nuk duhet ti ndajë dyja vendet.

Marketing

Ajo këtë e ka nënvizuar për televizionin bullgar BNT, duke shtuar se nuk sheh arsye se përse dy vendet po zihen për këtë personalitet unifikues historik.

“Atë që e dëshiron Bullgaria me marrëveshjen është e vërteta se Goce Dellçev është bullgar, revolucionar i dalluar, një nga figurat më të rëndësishme të historisë bullgare ,por që ka luftuar edhe për autonominë e Maqedonisë”, theksoi Zaharieva.

Marketing