ZARA ndryshon logon e saj dhe njerëzit aspak nuk po e mirëpresin!

Marka e njohur spanjolle ZARA, ka bërë një lëvizje të papritur duke ndryshuar për herë të dytë logon e saj pas 45 vjetësh.

Marketing

Dallimi mes logos së re dhe të vjetrës janë se shkronjat nuk kanë më boshllëk mes tyre dhe të gjitha janë të lidhura së bashku.

Por, në lidhje me këtë vendim të markës së njohur të veshmbathjeve, të pakënaqur kanë mbetur klientët të cilët pa dyshim adhurojnë rrobat e ZARA.

Secili nga ta ka hedhur reagime me ide të ‘çmendura’ në llogaritë e tyre në mediat sociale.

Marketing