Zbardhen detaje nga jeta e Tupac Shakur, reperi kishte romancë me Madonnën

Tupcac Shakur kishte një listë të gjatë të të dashurave gjatë kohës kur ishte në qendër të vëmendjes, por të dashurat e tij të famshme i mbajti sekret, shkuran Mirror.co.uk, transmeton lajmi.net.

Marketing

Legjenda e rep-it, kishe një varg të dashurash ndër vite, por arriti t’i mbajë të fshehta disa prej tyre.

Shumë prej të dashurave të tij të famshme, nuk folën asnjëherë për marrëdhëniet e tyre me reperin, ndërsa të tjerët pritën shumë vjet pas vdekjes së tij për të konfirmuar këto romanca.

Superylli i muzikës, i cili vdiq në një gjuajtje në 1996 në moshën 25 vjeç, tani besohet të ketë pasur një lidhje me Whitney Houston dhe i theu zemrën Madonnës.

Ai gjithashtu gjeti kohë për t’u martuar e divorcuar dhe të jetë aktiv në industrinë e muzikës.

Tupac ishte në lidhje me Madonën për më shumë se një vit, pasi u nda nga Rosie Perez më 1993.

Sidoqoftë, ata arritën ta mbajnë romancën e fshehur deri kur u konfirmua më 2015.

Madonna kishte folur në një intervistë për këtë lidhje, megjithatë dihet pak për këtë romancë.

Megjithatë, thuhet se ata u ndanë kur Tupac ia dërgoi asaj një letër, ku thotë se i dhanë fund për shkak të ngjyrës.

Ndërsa, sa i përket Whitney Huston, ish-bashkëshorti i saj, Bobby Brown në një intervistë tha se ajo e kishte tradhtuar me Tupac gjatë martesës së tyre.

Marketing