Zbardhet dëshmia e fqinjit për krimin që tronditi Gjermaninë: Shqiptari u çmend plotësisht

Një ngjarje e rëndë me protagonist një kosovar 48-vjeçar ka tronditur Gjermaninë. Burri nga Ferizaj mbrëmjen e së shtunës e ka vrarë kunatën dhe e ka lënë të plagosur rëndë vëllain e tij. Për rastin tragjik dëshmitarë ishin fëmijët që panë krejt se çka ka ndodhur. Tashmë është zbardhur edhe dëshmia e fqinjëve.

Marketing

Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur në Gjermani. Një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33 vjeçe dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij 38 vjeç. Gruaja 33-vjeçare, raportohet se vdiq rrugës për në spital. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.

Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllain me gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit.

48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilën edhe bëri aktin tragjik. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, kishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin. Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjera të shpëtimit.

Njëri nga fëmijët e tij ia mori armën nga duart dhe e hodhi jashtë ndërtesës. Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia. Po ashtu, në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.

Raportohet se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt. Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.

Tashmë është zbardhur edhe dëshmia e fqinjit që ka marrë në mbrojtje fëmijët.

“Dëgjova dy të shtëna dhe gati sa nuk rashë nga karrigia ime. Fëmijët bërtisnin me të madhe. Në atë moment unë thjesht reagova dhe thirra punëtorët e shpëtimit. Kur zbrita në korridor, fëmijët erdhën duke bërtitur drejt meje. Njeriu me rrënjë shqiptare u çmend plotësisht. Fëmijët duhet ta kenë mundur atë dhe e kanë hedhur armën në një livadh para shtëpisë”, ka thënë ai.

Disa mjekë të urgjencës dhe punëtorë të shpëtimit u kujdesën për të plagosurit. Gruaja me sa duket vdiq gjatë rrugës për në spital. Vëllai gjithashtu pësoi një plagë me armë zjarri. Në mbrëmje u tha se jeta e tij nuk ishte në rrezik.

“Unë isha i frikësuar dhe dridhesha gjithandej”, tha fqinji. “Ju thjesht doni të ndihmoni. Unë do të isha i lumtur nëse njerëzit e tjerë do të bënin të njëjtën gjë. ”Policia kriminale nga Herford dhe forenzika nga Bielefeld ekzaminuan skenën e krimit atë mbrëmje”.

Marketing