Zbardhet grabitja e madhe, arrestohen tre persona në Shkup

Policia ka arrestuar tre persona nga Manastiri të cilët kanë tentuar të shesin në Shkup paisje teknologjike të cilat i kishin vjedhur në Manastir.

Marketing

“Pas aksionit të ndërmarrë në lagjen Kozle të Shkupit, respektivisht në rrugën “Juri Gagarin” , policia në makinën e tipit “Mercedes 190” me targa të Prilep ka gjetur; “celular Huawei P30 ”, katër telefona celularë “Samsung A20”, tre telefona celularë “Samsung A10”, dy telefona celularë “Samsung A50”, një telefon celular “Samsung A30”, fotoaparat “Nikon D5600-18-55 VR”, dy kamera Nikon D-3500-18-55 VR dhe një aparat fotografik “Nikon D750”, si dhe dy çanta. Policia në veturë ka kapur personat M.P. (23), K.B. (25) dhe S.M. (23), të gjithë nga Manastiri. tek ata u gjetën edhe 14.000 denarë, para të gatshme. Kontrollet zbuluan se pajisjet e konfiskuara korrespondonin me “grabitjen e rëndë”, të kryer më 14.10.2019 në një dyqan në rrugën “Nikola Tesla” në Manastir, ku kishin shkaktuar dëm prej rreth 900.000 denarëve”-thonë mes tjerash nga MPB.