Zbardhet rasti me kalimin e paligjshëm në pikën pagesore, publikuar në rrjetin social Tik-Tok

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka zbardhur plotësisht rastin me video inçizimin e publikuar më 15 janar të këtij viti, në rrjetin social “Tik-tok”, në të cilin shihet një person i cili tregon legjitimacion zyrtarë të identifikimit në një stacion të taksave dhe me automjetin e tij ,,Mercedes“ me targa të Gostivarit kalon pa paguar tarifën rrugore.

Marketing

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin M.Z. nga Zhelina e Tetovës, me të cilin dje është realizuar bisedë zyrtare në Stacion Policor, kurse pas dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresë adekuate.

Personi M.Z. nuk është i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, siç ishte publikuar nëpër disa mediume.

Marketing