Zbatimi i dygjuhësisë në institucionet ndëshkuese-përmirësuese-Sela takon Arifin

“Sot në zyrat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) në vizitë pune ishte zëvendësdrejtori i Shtëpisë Ndëshkuese-Përmirësuese, Sadush Arifi, ku në takim me drejtorin e AZGJ-së, Ylber Sela, diskutuan për obligimet që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve.

Marketing

Me këtë rast, Sadush Arifi e njoftoi drejtorin Sela mbi sfidat dhe pengesat e zbatimit të këtij Ligji në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.

Bashkëbiseduesit ranë dakord të mbajnë takime të tilla edhe në të ardhmen, të cilat do ta thellojnë bashkëpunimin e të dyja institucioneve, në drejtim të zbatimit të obligimeve që burojnë nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës

Për më shumë ndiq linkun:

Takim pune me zëvendësdrejtorin e Shtëpisë Ndëshkuese-PërmirësueseSot në zyrat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës…

Publiée par Агенција за примена на јазикот / Agjencia për Zbatimin e Gjuhës sur Vendredi 4 octobre 2019

Marketing