ZBATIMI I LIGJIT TË GJUHËVE. Në pritje të Agjencisë

Qeveria e Maqedonisë së shpejti duhet të themelojë Agjencinë për zbatimin dhe përdorimin e Ligjit për gjuhët. Mirëpo ajo që vë në dilemë dy partnerët më të mëdhenj të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, është funksionimi i kësaj agjencie. Në kuluare të poetikës po flitet se dallimet midis LSDM-së dhe BDI-së për themelimin e agjencisë janë të mëdha. Përderisa njëra palë thotë se Agjencia duhet të funksionojë me kuadër ekzistues në administratën shtetërore, pala tjetër kërkon që të punësohet kuadër i ri dhe agjencia të ketë buxhet të veçantë, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Mirëpo, edhe nga BDI, edhe nga LSDM mohojnë të ketë diçka konkrete në këtë drejtim. Nga dy taborët politike thonë se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për një zgjidhje në përputhje me ligjin në fjalë. “Kjo çështje është punë e institucioneve shtetërore, të cilët na pajtueshmëri me ligjin duhet të veprojnë, nuk është çështje politike”, deklaroi për gazetën KOHA, Konstadin Konstadinov, zëdhënësi i LSDM-së. Nga ana tjetër, nga BDI thonë se ende nuk kas asgjë konkrete. “Ende nuk ka asgjë konkrete, po diskutohen të gjitha mundësitë, me kohë do të njoftohet opinioni për çfarëdo lloj vendimi për këtë temë”, thonë nga BDI. Ndërsa nga Qeveria e Maqedonisë, theksojnë se Agjencia ende nuk është formuar dhe se pasi që të formohet do të shqyrtohen mundësit e strukturimit dhe buxhetit.

“Agjencia për zbatimin e ligjit për gjuhën shqipe ende nuk është themeluar. Pasi që të themelohet do të shqyrtohet mundësia dhe mënyra e strukturimit dhe buxhetit. Do të jetë nga kuadri ekzistues i administratës apo do të ketë nevojë për kuadër shtesë”, deklaroi për gazetën KOHA, Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë. Ndërkaq, profesori universitar, Mitasim Beqiri vlerëson se kjo agjenci duhet të udhëhiqet nga kuadër profesionist. “Agjencia duhet të udhëhiqet nga kuadër profesional. Po ashtu edhe ekipi që do të mbikëqyrë punën e organeve duhet të jetë në nivel të detyrës në të kundërtën s’ka gjë nga kjo punë”, tha për KOHA, profesori universitar Mitasim beqiri.

Neni 18 i Ligjit për përdorimin e gjuhëve thotë: Me qëllim që të realizohen qëllimet e këtij ligji, promovimin e saj, mbrojtjen dhe zbatimin e njëtrajtshëm të Ligjit për Gjuhën Shqipe dhe alfabetin e saj do të themelohet Agjenci për zbatimin e gjuhës të cilën e flasin më së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.

“Agjencia ka kompetencë të mbështes institucionet për realizimin e qëllimeve të tyre nga ky ligj duke përfshirë, përkthimin dhe korrekturën e dokumenteve. Korrekturë të të gjitha aktet që publikohen në Gazetën zyrtare të RM-së. Të promovoj dhe të ndërmarr masa për avancimin e dhe përdorimin e Ligjit të Gjuhëve. Të përgatis raporte për informimin e Qeverisë për realizimin e kompetencave të saja. Njëherit për Qeverinë të përgatis për nevojat e kësaj të fundit materiale-profesionale analitike të kompetencës së saj. Të jap mendim profesional për materialet që janë në funksion të realizimit dhe avancimit të përdorimit të Ligjit për Gjuhët”, thuhet në Ligj.

Që të zbatohet në tërësi dhe të përpiktë dispozitat e këtij ligji që ka të bëjë me Ligjin e Gjuhëve gjithashtu do të formohet Inspektorati për përkormin e gjuhëve. Ndërkaq gjobat do të jenë nga 4000 denarë deri në 5000 euro, në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do t’ju shqiptohen organeve dhe institucioneve për mosrespektim të dispozitave të këtij ligji. (koha.mk)

Marketing