kryeministri, Zoran Zaev, thotë se qeveria, nëpërmjet grupeve të punës, të cilat do të duhet të formohen me BDI-në, do të rishikojë mundësitë e zbatimit të Ligjit të gjuhëve në gjykata.

“Me rëndësi është që drejtësia të vlejë njëjtë për të gjithë dhe mos të dëmtohet asnjë proces apo ndonjë e drejtë tjetër. Nëpërmjet grupeve të punës do të shqyrtohen të gjitha modalitetet si të zbatohen udhëzimet e Komisionit të Venecias.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.