Zbatimi i shqipes në gjykata dhe prokurori

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit si dhe Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar, kanë plotësuar memorandumet dhe vulat me përcaktuesin gjeografik të emrit siç parasheh Marrëveshja e Prespës por nuk i kanë përkthyer në gjuhën shqipe, siç është përcaktuar në Ligjin për gjuhët. Pyetjet që televizioni Alsat i adresoi në Prokurori, mbetën pa përgjigje.

Marketing

Në mungesë të informatave zyrtare, Alsat jozyrtarisht mëson se edhe tabela informuese në hyrje të Prokurorisë po ndryshohet, por edhe ajo për të shtuar përcaktuesin gjeografik e jo për të shtuar edhe tekstin në gjuhën shqipe.

Janë zhvendosur fjalët paralajmëruese të Prokurorisë në hyrje të këtij objekti ndjekës me qëllim që të shtohet përcaktuesi gjeografik “Severna” në alfabetin cirilik dhe në gjuhën maqedonase por jo edhe në gjuhën shqipe ashtu siç e parasheh Ligji për përdorimin e gjuhëve”.

Zëvendëssekretari i qeverisë Tahir Hani, tha se çdo ligj tjetër ekzistues duhet t’i përshtatet Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas tij çdo Institucion që zbaton Marrëveshjen e Prespsë por jo edhe ligjin për gjuhët, bën shkelje ligjore për çka priten edhe dënime.

Për implementimin e amendamente kushtetuese të MP-së dhe të Ligjit të gjuhëve ka një konkluzion që thotë, gjatë implementimit të amendamenteve kushtetuese duhet të zbatohet edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, çka nënkupton se të gjitha institucionet në Qytetin e Shkupit, në njësitë rajonale, në komunat ku flitet mbi 20%, mbishkrimet, tabelat, logot, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, dokumentacioni, memorandumet apo arkivimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe konform ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Institucioni që ka bërë ndryshimin e tabelës dhe nuk e ka zbatuar ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe ka shkelur dispozitat ligjore të gjuhës dhe nuk ka vepruar konfirmon edhe të ligjit të gjuhës edhe rekomandime të qeverisë që të zbatohet ky ligj- deklaroi Tahir Hani – Zëvendëskryetar i grupit punues ndër-sektorial.

Neni 7 i Ligjit për përdorimin e gjuhëve parasheh që mbishkrimet e institucioneve shtetërore dhe në njësitë rajonale ku 20% e popullatës flet gjuhë ndryshe nga ajo maqedonase, të përdoret në tabelat informuese me madhësi dhe font të njëjtë.

Marketing