Zbulimi dhe shpërthimi i minave, stërvitja e ‘Defender 21’ në bazat e batalionit të luftimeve në Zall Herr

Vijon stërvitja ushtarake “Defender 21” dhe sot ushtarët janë në bazat e batalionit të luftimeve tokësore në Zall Herr.

“Makinat e zbulimit të minave”, ky do të jetë ushtrimi për sot, si gjenden minat. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ndodhet në vendin e stërvitjes dhe nga atje nis pamjet e makinave që do të shërbejnë për gjetjen dhe shpërthimin e minave. Ai do të raportojë mbi zhvillimin e stërvitjes.

Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Marketing

Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë. Ajo do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Më 4 maj është bërë ceremonia e nisjes së stërvitjes, ku e pranishme ka qenë edhe ambasadorja Yuri Kim e cila ka tha se SHBA nuk do t’i harrojë kurrë sakrificat e shqiptarëve në luftë krah për krah amerikanëve dhe se do të qëndrojë krah Shqipërisë gjithmonë.

Nëse nuk hapet videoja klikoni për ta shikuar në Youtube!

Marketing