Zbulohen 44 emigrantë në një kamion, ja vendi

Policia në një kamion afër tunelit të parë në drejtimin Gjevgjeli-Shkup pardje zbuloi 44 emigrantë.

Marketing

Siç është cekur në buletinin policor, pardje në orën 22:00 në autostradën Gjevgjeli-Shkup nga ana e pjesëatrëve të njësisë mobile doganore ishte vërejtur automjeti ngarkues “Iveko” me targa të Shkupit dhe në koordinim me nëpunës policor nga Vendkalimi kufitar Bogorodicë, ishin nisur në drejtim të tij.

Tek tuneli i parë në drejtimin Gjevgjeli-Shkup vozitësi, pasi që i ka vërejtur, e ka ndalur automjetin, ka dalë prej tij dhe ka ikur.

Në automjet janë gjetur 44 emigrantë ilegal, 10 prej të cilëve nga Siria, 20 nga Pakistani, 12 nga Afganistani dhe dy nga India. Emigrantët janë mbajtur në Stacionin policor për vendkalimin kufitar-Bogorodicë për procedurë të mëtutjeshme.

Marketing