Zbulohen fanellat e Milanit për sezonin 2019/20

Ndonëse jemi në gjysmë të sezonit 2018-19, Milani duket se tashmë e ka gati fanellën për sezonin e ardhshëm.

Marketing

Kuqezinjtë, të cilët shpresojnë dhe po luftojnë për një rikthim në Ligën e Kampionëve pas disa viteve, kanë bërë një fanellë ndryshe nga kjo e sezonit aktual, raporton Gazeta Express.

Fanella e re është zbuluar nga faqja, “Footyheadlines”, e specializuar për uniforma dhe marketing.
“Footyheadlines” ka zbuluar vetëm fanellën që pretendohet se Milani do ta përdorë për ndeshjet si vendas në sezonin 2019/20.

Ajo do jetë pak a shumë e ngjashme me atë të sezonit 1999/2000 dhe me atë të 2011/2012.

Milani i Gennaro Gattusos, aktualisht është në pozitën e katërt me 39 pikë, një më shumë se Atalanta, Lazio dhe Roma – që ndajnë pozitat 5,6 dhe 7.

Marketing