Të shtunën do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit.

Megjithatë, ende pa përfunduar sezoni janë zbuluar vazot për sezonin e ardhshëm që pritet të filloj në gusht.

Para hedhjes së shortit, skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në katër vazo nga më të forta në ato më të dobëta.

Bartësit e grupeve (vazo 1) pritet të jenë, Atletico Madrid, Bayern Munchen, Barcelona, Juventus, PSG, Manchester City, Lekomotiva e Moskës dhe fituesi i finales.
Më poshtë është paraqitur tabela me renditjen e klubeve nëpër vazo.