Zbulohet arsyeja e ndarjes së Dua Lipës nga i dashuri

Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, Isaac Carew. Dyshja, përkatësisht 23 dhe 33 vjeç, i dhanë fund lidhjes pas 18 muajsh bashkë. Sipas The Sun, çifti u nda pasi po sforcoheshin shumë për të parë njëri-tjetrin.
Një burim tha: “Dua dhe Isaac janë stërmunduar për t’u takuar që pas kthimit bashkë. Ata donin t’i bënin gjërat që të funksionin dhe ishin vërtet mirë bashkë për pak kohë, por ajo është gjithnjë e më e zënë. Ajo po mundohet të realizojë hite të reja dhe ka qenë duke udhëtuar rreth botës non-stop për tre vitet e fundit, pra ka qenë e vështirë. Ka qenë një vendim mjaft i vështirë, por së fundmi ata s’po i bënin dot gjërat të funksionin.”

Dua nisi të dilte me Isaac që nga 2013-a dhe kanë dalë bashkë deri në 2017. Më pas ata u ndanë, për t’u rikthyer me njëri-tjetrin në janarin e vitit të kaluar.

Ndarja ka qenë e papritur për fansat e dyshes, të cilët janë shfaqur shpesh të lumtur me njëri-tjetrin. Pas ndarjes, Isaac Carew i ka bërë unfollow Dua-s, ndërsa kjo e fundit e ndjek ende ish-in e saj në Instagram.