Zbulohet çfarë po ndodh me Capital T pasi zhduket nga interenti

Reperi Capital T ka marrë vendimit të largohet nga çdo mjet komunikimi, për momentin.
Capital T është padyshim një nga reperët më të suksesshëm shqiptar dhe këngët e tij janë kthyer në hite që dëgjohen kudo.

Marketing

Capitali pati një sukses të jashtëzakonshëm edhe me koncertin e tij “Time Capsule” që u mbajt dy muaj më parë.
Pas këtij koncerti, reperi po fokusohet tek projektet e reja dhe pas këngës “Hala” në bashkëpunim me Majkun, ai po punon për një tjetër projekt.

Në postimin e fundit në Instastory, Capital T tregon se është larguar në Gjermani dhe këto ditë nuk do të ketë akses në asnjë rrjet social pasi do xhirojë videoklipin.
“Kërkoj falje që nuk kam qasje në asnjë mjet komunikimi këto ditë, sepse do jem me xhirime për projektin e radhës. Këngën e dini cila është. Shihemi së shpejti“, shkruan reperi.