Zbulohet diamanti i tretë më i madh në botë, nuk e keni idenë sesa kushton

Një diamant 1,098 karat, afërsisht me madhësinë e një portokalli, u gjet në Botsvana nga kompania e specializuar Debsëana dhe, sipas përshkrimit, duhet të jetë guri i tretë më i madh I cmuar në botë.

Marketing

Guri I nxjerrë në 1 qershor, iu paraqit presidentit të vendit, Mokgëeetsi Masisi, nga CEO e përkohshme e kompanisë, Lynette Armstrong.

“Ky është diamanti më i madh i rikuperuar nga Debsëana në historinë e saj prej më shumë se 50 vjetësh,” shpjegoi drejtoresha, Lynette Armstrong, duke shtuar se nga një analizë paraprake “mund të jetë guri i tretë më i madh në botë. Ende nuk eshte vendosur nëse do te shitet përmes kompaniseDe Beers (ndërmarrja i përket gjysmës shtetit dhe gjysmës De Beers) ose përmes Okavango Diamond Company, pronë e shtetit “. Guri ka përmasa 73 x 52 x 27 mm.

Diamanti më i madh në botë është “Cullinan”: zbuluar në Afrikën e Jugut në 1905, tejkalon 3.100 karat.

I dyti, 1,109 karat, u zbulua në 2015 në një minierë në Botsvana Veri- Lindore,vend qe ne fakt është prodhuesi kryesor në botë i diamantëve.
Vlera e diamantit te gjetur se fundmi nuk është ende e qartë, por për të marrë një ide mund t’i referohemi shitjes së Lesedi La Rona të gjetur në 2015 dhe të blerë në mënyrë të përafërt nga argjendari britanik Graff në 2017 për 53 milion paund.

Marketing