Zbulohet grupi kriminal që shërbente kafe në sallën e gjykatës

Hetuesit në një qytet të vogël në jug të Italisë thonë se zbuluan një rrjet kriminal që u zgjerua deri në një kafene në ndërtesën gjyqësore.

31 akuza janë ngritur drejt grupit të arrestuar javën e kaluar.

Akuzat përfshinin vrasje dhe zhvatje por një prej më pak të besueshme ishte se të dyshuarit operuan brenda një kafeneje brenda gjykatës.

Marketing

Çdo ditë për më shumë se tre vite, prokurorët, hetuesit e çështjeve kriminale përdorën këtë kafene, për të cilin autoritetet tani thonë se menaxhohej nga një klan i fuqishëm mafiozësh.

Kryeprokurori në Potenza, Francesco Curcio tha: “Ata ishin në shtëpinë tonë”, gjithashtu ai shtoi se kjo ngjarje ka ngritur shqetësimet  se organizatat kriminale po bëhen gjithnjë e më të guximshme, “Diçka nuk po funksionon qartë në kontrollet antimafia”.

Kjo familje mafia nga njohësit konsiderohet e re në krahasim më ato grupe mafioze qe ekzistojnë më shumë se 150 vjet.