Zbulohet identiteti i 18 vjeçares kumanovare që ndërroi jetë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pas raportimit të fundit ku u njoftua për një aksident të tmerrshëm që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, veturë BMW me targa nga qyteti i Kumanovës, zbulohet edhe identiteti i 18 vjeçares që ndërroi jetë nga ky aksident.

Marketing

Bëhet fjalë për familjen Alili nga Kumanova, gjegjësisht Erza Alilin e cila nuk i mbijetoi plagëve të marra gjatë aksidentit. Pjesa tjetër e familjes është shtruar në spital dhe po trajtohen nën përkujdesin inteziv. Nga burime ende të pakonfirmuara mirret vesh se edhe prindi i së ndjerës i cili njëkohësisht ishte vozitesi i makinës është në gjendje të rëndë shëndetësore.