Zbulohet këngëtarja e parë që do të performojë në festivalin ‘Sunny Hill’ këtë vit

Edhe sivjet do të mbahet festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, ai ‘Sunny Hill’.

Marketing

Vitin e kaluar, festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, ai ‘Sunny Hill’, mblodhi emra të njohur të muzikës dhe atmosfera ishte e veçantë, shkruan lajmi.net.

Edhe sivjet pritet që ky festival të mbahet në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi, me 2,3 dhe 4 gusht.

Në faqen zyrtate të ‘Sunny Hill’ në Instagram është zbuluar madje emri i këngëtares së parë e cila do të performojë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Njomza Vitia të cilën e përshkruajnë si shumë të talentuar.

“Të emocionuar të ndajmë artisten e parë për Sunny Hill Festival 2019. Ajo bën një performancë të mrekullueshme, ka një zë të mahnitshëm dhe duket gjithnjë ‘cool’ në këngët që i shkruan. Ajo i ka shkruar hitet si ‘Rings’, ‘Thank you, next’ për shoqet e saj Ariana Grande dhe shumë të tjera. Njomza tani ka një numër të madh të hiteve me të cilat ka kryesuar në Billboard. Do të performojë për herë të parë në qytetin e saj. Më 2, 3 dhe 4 gusht do jemi për të parë atë dhe ta ndjejmë atë”, shkruan ndër të tjera.

Marketing