Në emisionin e Cadena COPE, ‘El Partidazo’, gazetari Manolo Lama ka zbuluar disa detaje të lamtumirës së Zinedine Zidane me lojtarët pas largimit të tij nga Real Madridi.

Në konferencën për shtyp, trajneri francez bëri të ditur që për vendimin e marrë ka folur me vetëm një person nga skuadra: Sergio Ramos.

Zidane gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë me kapitenin dhe çdo gjë ia kumtonte fillimisht atij përpara se të fliste me ekipin. Edhe Ramos ashtu si të gjithë të tjerët, ka qenë shumë i mërzitur kur ka kuptuar vendimin e teknikut.

Manolo Lama zbulon mesazhin e Zidanes të dërguar tek lojtarët pasi zyrtarizoi largimin e tij: “Faleminderit për gjithçka. Pa mbështetjen tuaj në momentet e këqija, asgjë që kemi arritur nuk do të ishte e mundur. Do të shihemi së shpejti. Një përqafim”.

Për më tepër, Zizou dërgoi edhe një mesazh tek njëri nga kapitenët, i ngjashëm si ai i pari: “Si profesionist, mbetem pa fjalë dhe mbi të gjitha, mbetem me kujtimet që kishim me ju (emri i kapitenit)”.