Ato janë dy nga moderatoret më të njohura dhe më të pëlqyera të showbizit shqiptar dhe gjithashtu janë dhe motra.

Në rrjete sociale ato publikojnë shpesh foto apo video nga përditshmëria e tyre, apo edhe nga marrëdhënia që kanë me njëra-tjetrën.

Këtë herë Marina përmes një video gazmore në rrjete sociale ka treguar arsyen se përse ‘grindet’ me Luanën.

Në një postim në Instastory, ajo ka ilustruar me një video me mace se arsyeja e zënkës së tyre është gjithmonë motra më e madhe, Lira Vjollca dhe vëmendja e saj, të cilën secila nga vajzat e bukura të ekranit e duan për vete.