Zbulohet plani për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit me krerët e opozitës joparlamentare, ka folur dhe për çështjen që po diskutohet për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme. Luan Rama, deklaroi në emisionin Opinion se Presidenti ka informuar palët me gjithë dokumentet, faktet dhe argumentet që ai ka jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese. “Presidenti le ta themi se ka bërë presion pozitiv, për përfshirjen e opozitës në reformën zgjedhore, për të bërë të mundur reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ OHDIR-it dhe pas reformës zgjedhore të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, tha Rama. Po ashtu ai theksoi se: “Opozita është e gatshme, të marrë pjesë në zgjedhje që të dielën më të parë të nëntorit”.

Marketing

I pyetur drejtpërdrejt nëse duhet që Presidenti të shpërndajë Parlamentin, Luan Rama tha: “Këto janë çështje që i përkasin presidentit. Presidenti është duke ushtruar detyrën e vetë dhe po konteston gjithë ilegjitimitetin e këtij Parlamenti. Presidenti nuk e njeh atë parlament sepse nuk e lejon Kushtetuta. Shteti sot është i rënë, institucionet legjitime të këtij vendi dhe Kuvendi dhe qeveria janë në ilegjitimitet. I vetmi institucion sot në këtë vend është President. Kryeministri nuk është legjitim, sepse ka dalë nga vota e vjedhur. Aty është formësuar një Kuvend me vullnetin e grupeve kriminale, jo të votave të qytetarëve. Sot ne jemi përballë provave konkrete, vetë kuvendi sot nuk ka 140 deputetë”./Sot.com.al

Marketing